Ballina Lajme nacionale Do e shkarkojnë apo jo Metën? Ministri i Ramës kapet “mat” në...

Do e shkarkojnë apo jo Metën? Ministri i Ramës kapet “mat” në Open

17
SHPËRNDAJE

Bledi Klosi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit nuk ka bërë publike firmën e tij për shkarkimin e Presidentit Meta.

I ngacmuar nga moderatorja e “Open” Eni Vasili lidhur me mbledhjen e firmave për shkarkimin e presidentit, një vendim për të cilin u duk sikur PS u tërhoq sot, Klosi tha se Parlamenti mori një vendim të rëndësishëm që është rezoluta për të analizuar vendimin e Presidentit të Republikës.

Vasili e pyeti sërish nëse do të vazhdojë PS me idenë për shkarkimin e Metës, ndërsa Klosi nuk pranoi që të tregojë çfarë ka firmosur, duke e justifikuar se kjo është strategji e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Ndërkohë, Top Channel ka raportuar se socialistët kanë mbledhur 55 firma për shkarkimin e Metës dhe kërkesën e kanë firmosur edhe deputetë të opozitës.

-----