Ballina Showbiz “Do bëj fëmijën e dytë me ose pa burrë”, ish-bashkëshortja e futbollistit...

“Do bëj fëmijën e dytë me ose pa burrë”, ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar zbulon a është në një lidhje

38
SHPËRNDAJE

Ajo aktualisht është një nënë single dhe e lumtur. Është fjala për Erjona Sulejmanin, e cila në këtë periudhë të pandemisë koronavirus, është izoluar në Spanjë së bashku me djalin e saj.

Madje ajo është shprehur se është me fat që kjo periudhë karantine e ka gjetur pa një partner në krahë.

“Në jetën time nuk dua vetëm një mashkull që ka vetëm luksin por një person që ka vizionin e jetës si unë. Jam beqare dhe shumë e lumtur. Në këtë moment të vështirë mua më erdhi fati të jem pa burrë, jam vetëm dhe nuk duroj asnjë,”- u shpreh Erjona në një lidhje në Skype në emisionin “Ftesë në 5”.

Gjithashtu tregoi se ka ndërmend të bëjë një fëmijë të dytë edhe nëse nuk do ketë një mashkull në jetën e saj.

“Kam idenë që të kem një fëmijë të dytë edhe vetëm. E kam një ide nuk e kam bërë plan real,”- tregoi ajo.

Kur u pyet nëse do linte familjen për dashurinë u përgjigj: “Një person që dëshiron të të largojë prej personave që ti do, nuk e do të mirën tënde.  Nuk lë familjen time, fëmijën tim dhe njerëzit që dua për një dashuri”.

-----