Ballina Lajme nacionale Dje dha dorëheqje, kjo është detyra e Haradinajt neser

Dje dha dorëheqje, kjo është detyra e Haradinajt neser

46
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ramush Haradinaj do të vazhdojë detyrën e kryeministrit edhe neser ku do të jetë pjesë e disa aktiviteteve.

Dorëheqja e tij vjen pasi që Haradinajt i erdhi ftesë nga Specialja për t’u paraqitur si i dyshuar në Hagë, shkruan lajmi.

Megjithatë, ai gjatë ditës së nesërme do të ketë edhe një aktivitet si kryeministër i vendit.

Ai do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për atdhetarin Shejh Myhedin Shehu.

“Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq të hënën, Haradinaj do të dorëzojë edhe zyrtarisht letrën e dorëheqjes tek presidenti Thaçi.

---- ---- ----
-----