Ballina Sport Djarmati: Vendim logjik, Brdaric e ka sjellë Vllazninë këtu! Lojtarët morën përgjegjësi

Djarmati: Vendim logjik, Brdaric e ka sjellë Vllazninë këtu! Lojtarët morën përgjegjësi

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Vetëm 7 pikë në 9 ndeshje flasin vetë. Vllaznia ka një krizë rezultatesh dhe drejtori sportiv, Matko Djarmati, nuk di të japë një përgjigje në lidhje me arsyet e kësaj ecurie. Në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, kroati foli për mbledhjen e djeshme, mundësinë e largimit të trajnerit Thomas Brdaric dhe rolin që kishin futbollistët për të ardhmen e trajnerit.

“Pas ndeshjes së djeshme na mblodhi donatori Xhaferi dhe kryetarja e bashkisë dhe mori një opsionin nga të gjitha ata që ishin në mbledhje. Më pas ka folur edhe me trajnerin Brdaric. Kemi fjetur pak mbrëmë dhe në mëngjes Xhaferi ka takuar disa nga lojtarët dhe është vendosur me të, pasi kemi besim. Për këtë moment delikat nuk shohim dikë tjetër që mund të vazhdojë me këtë projekt”.

“Ishte një mbledhje brenda familjes, kemi folur për çfarë është më e mirë. Rrezikojmë edhe kupat e Europës, që është objektiv minimal. 7 pikë në 9 ndeshje janë shumë pak për një ekip që ka këtë objektiv. Ai është trajneri që na ka sjellë këtu dhe ai është trajneri që do të na çojë tek objektivi minimal. Asnjëherë nuk është shkarkuar, por ishte bisedë për të dalë nga situata aktuale që nuk është pozitive”.

“Në këtë situatë fitoi logjika, jo ana sportive. Prandaj trajneri është sërish në pankinë. Lojtarët kanë dhënë mendimin e tyre, kanë marrë përsipër gjëra që nuk kanë shkuar në 9 javët e fundit. Shpresojmë ta shohim në fushë reagimin”.

“Është një situatë e pabesueshme, nuk e shpjegoj dot. Nuk e kam menduar kurrë këtë situatë. Në analizën tonë, lojtari janë të njëjtët, kushtet e stërvitjes nuk janë si më parë, merkato nuk është problemi kryesor, as pagat, as organizimi e stërvitja. Nuk di të jap një përgjigje të sakte pse kemi ardhur në këtë situatë”.

“Lojtarët kanë marrë një përgjegjësi të madhe, kanë kritikuar më shumë veten se trajnerin. E vetmja përgjigje është se do shohim çfarë do të ndodhë në ndeshjet e radhës. Nëse do na kishin thënë në verë që do ishim në këto kushte, në luftë për titull dhe kupë, normal do firmosnim. Kur isha aty te ju e kam mbrojtur institucionin e trajnerit. Kur je këtu dhe sheh nëntë javët e fundit, kupton që nuk jemi ku duhet. Objektivi është i njëjtë, minimumi kupat e Europës. Nuk kam përmendur kurrë titull, as privatisht madje”. /abcnews.al

The post Djarmati: Vendim logjik, Brdaric e ka sjellë Vllazninë këtu! Lojtarët morën përgjegjësi appeared first on Abc News.

---- ----
-----