Ballina Lajme Bota/Rajoni Djali që tentoi vetëvrasjen preku botën, por vëmendjen e merr motra e...

Djali që tentoi vetëvrasjen preku botën, por vëmendjen e merr motra e tij (FOTO)

5
SHPËRNDAJE

Njerëz nga e gjithë bota, të famshëm e jo, janë solidarizuar me djalin e vogël Australian pas publikimit të videos ku ai kërkon të vrasë veten sepse shokët e bullizojnë në shkollë.

Videoja shqetësuese me djalin 9 vjeçar i cili vuan nga nanizmi, sëmundja e hipofizës preku mbarë botën.Videoja është parë mbi 14 milionë herë dhe ka nisur një fushatë mbështetëse ndaj tij.

Së fundmi 9-vjeçarit i ka dalë në mbrojtje motra e tij, Guyala. Ajo është një modele dhe në profilin e saj “Instagram” ndiqet nga 20 mijë njerëz. Guyala është mjaft aktive në “Instagram” dhe hedh shpesh foto me vëllain e saj.Së fundmi ka postuar një foto më 9-vjeçarin ku i jep mbështetje të plotë atij.

“Në djall ata që tallin dhe urrejnë! Ti je fëmija më i zgjuar, më i fortë dhe më i ëmbël që njoh! Ti nuk je vetëm, ne jemi këtu për ty vëllaçko”, shkruan Guyala.