Ballina Lajme nacionale Djali i vëllait të Jakup Krasniqit rrihet me sekretarin e Ministrisë së...

Djali i vëllait të Jakup Krasniqit rrihet me sekretarin e Ministrisë së Tregtisë

56
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Djali i vëllait të Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi, dyshohet e ka sulmuar fizikisht sekretarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci.

Rrahja ka ndodhur para pak minutash, derisa momentalisht në vend të ngjarjes është policia.

Ky institucion ka bërë të ditur për Express, se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, derisa një person ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth ores 14:00 kemi pranuar nje informate per nje perleshje fizike ne MTI, ku nje person ka pesuar lendime trupore. Njesitet e nevojshme policore i jane ne vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

Raportohet se deri te sulmi kishte ardhur pasi që Krasniqi kishte kërkuar nënshkrimin e pagesave të udhëtimeve që i ka bërë jashtë vendit, por, që një gjë të tillë nuk ia kishte dorëzuar sekreëtari Rreci.

Ndryshe, Arian Krasniqi është djali i vëllait të Jakup Krasniqit, ish- kryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA’s.

Krasniqi ishte punësuar si këshilltar politik i ministrit në detyrë, Endrit Shala, i cili akoma po mban pozitën.

---- ----
----
----- ----
-----