Ballina Lajme nacionale Djali i hastretit humbi jetën në lum, prokuria në Zvicër me vendim...

Djali i hastretit humbi jetën në lum, prokuria në Zvicër me vendim shokues për nënën e djalit

352
SHPËRNDAJE

Vdekja e djali të saj tronditi Zvicrën, por edhe Kosovën.

Burbuqe M, nëna që humbi djalin e saj 4 vjeçar para dy muajsh në Zvicër përveç dhimbjes që ka, ajo po ballafaqohet edhe me një akuzë të rëndë.

Prokuroria në Aargua ka hapur një padi ndaj prindërve të viktimës, për vr asje të pakujdesshme.

42 vjeçarja në një intërvistë për “Tele Zuri”, duke bërtitur thotë: “Unë isha një nënë e mirë dhe gjithmonë aty për djalin tim. Nuk jam fajtore”.

Në atë fatkeqësi natën e së enjtes, Zeneli luante me fëmijët e tjerë në shesh lojërash, përcjell Indeksonline.

Por papritmas djali është zhdukur. “E vura re menjëherë dhe gjeti biçikletën e tij. Por kam kërkuar kudo dhe kot”, tha nëna për LOOK.

“Ai ishte thjesht hiperaktiv”, thotë ajo.

Prokuroria tani përcakton nëse Burbuqja ka shkelur detyrën e tyre për të mbikëqyrur. Prandaj procedura për vr asje të pakujdesshme.

Zeneli ra në një kanal, ku edhe u gjet pa shenja jete.

-----