Ballina Lajme nacionale Djali i hallës privoi nga jeta djalin e dajës, detaje nga ngjarja...

Djali i hallës privoi nga jeta djalin e dajës, detaje nga ngjarja e rëndë në Lipjan

406
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lipjan

Një përleshje fizike me armë të ftohta ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën Lidhja e Prizrenit në Lipjanit. Një prej të përfshirëve në këtë rrahje ka ndërruar jetë. E gjithë ngjarja ka ndodhur pasi që një familjar e kishte vendosur karrocë para derës së shtëpisë së tjetrit.

Pasi filloi përleshja, të dy kishin përdorur armë të ftohta, e njëri nga ta kishte përdorur edhe mjet të mprehtë, duke i dhënë goditje fatale.

Burime të Express kanë mësuar se i dyshuari dhe viktima janë familjarë mes vete, më saktësisht, djali i hallës ka vrarë djalin e dajës.

Ngjarjen e ka konfirmuar Prokurori Iliaz Beqiri.

“Djalë daje dhe djalë halle kanë qenë mes vete. Ka ndodhur për motive pronësore. Njëri nga familjarët e kishte vendosur një karrocë me çimento para shtëpisë së tjetrit, e kështu filloi konflikti” tha Beqiri.

Viktima, F.K, i lindur në vitin 1997, ishte komshi dhe familjar me të dyshuarin për vrasje, tashmë edhe familjar. Ata thanë se viktima me profesion ishte kasap dhe kishte punuar edhe në një kompani sigurimi.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën Lidhja e Prizrenit në Lipjan. Ata ishin dërguar në QKUK, ku më pas ishte dhënë lajmi se njëri prej tyre kishte ndërruar jetë.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta dhe një armë të ftohtë (thike),gjatë përleshjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku kemi pranuar informatën se njeri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

---- ----
----
----- ----
-----