Ballina Lajme nacionale Djali i Enver Zymberit: Dua të bëhem pjestarë i Njësisë Speciale të...

Djali i Enver Zymberit: Dua të bëhem pjestarë i Njësisë Speciale të Kosovës

43
SHPËRNDAJE

Krerët e shtetit e kanë harruar heroin Enver Zymberin.

As në Prishtinë e as në Vushtrri, krerët e shtetit nuk ishin të pranishëm për homazhet që Policia e Kosovës bëri për nder të veprës dhe jetës së policit të rënë në detyrë, Enver Zymberi.

Përkundër mesazheve lavdëruese në rrjete sociale, askush nga pozita dhe opozita nuk marshoi me pjesëtarët e Policisë para lapidarit të policit Zymberi.

Por, për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj, më i rëndësishëm mbetet kujtimi për Enver Zymberin, i cili, sipas tij, u shërben si reflektim për punë dhe shërbime më të mira ndaj popullit.

Homazhe për Enver Zymberin, drejtoria e Policisë bëri edhe në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, te familja Zymberi.

Qalaj, përveç fjalëve ngushëlluese për familjen, gjithashtu tha edhe se vepra e heroit Zymberi nuk bën dhe nuk duhet të harrohet.

Babai Muharremi dhe i biri Sokoli tash 17 vjeç, thonë se vepra e djalit dhe babait të tyre i bën ata krenarë dhe se për të, krenarë nuk janë vetëm ata, por i gjithë vendi.

I pranishëm në homazhe te familja Zymberi ishte edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Ai tha se Enver Zymberi humbi jetën duke mbrojtur integritetin territorial të Kosovës dhe sovranitetin e saj.

Përveç krenarisë për veprën e Zymberit dhe pjesëtarëve të tjerë të Policisë, Halili tha se institucionet duhet të bëjnë më shumë për sigurinë e jetës së këtyre të fundit.

Enver Zymberi u vra në vitin 2011 gjatë një misioni për kontrollin e pikave doganore në veri të Mitrovicës. Ai, bashkë me pjesëtarë tjerë të njësitit ROSU, u zunë në pritë nga disa serbë në Bërnjak.

-----