Ballina Showbiz Divorci i bujshëm i Kanye nga Kim Kardashian, Majk habit me deklaratën

Divorci i bujshëm i Kanye nga Kim Kardashian, Majk habit me deklaratën

116
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Një nga ngjarjet më të përfolura të momentit në showbiz është divorci i Kim Kardashian dhe Kanye West.

Nuk kishte se si të kalonte pa u komentuar edhe nga artistët e njohur shqiptar, ndër të cilët më i fundit që ka komentuar është reperi Majk. Ai ka postuar në Instagram një foto të Kanye, ku nuk ka fshehur faktin që është dakort me ndarjen e tyre.

Majk shprehet se Kanye është dashur të ndahet nga blogerja për të bërë më shumë para.

“Moti u dasht me u nda prej Kimit me bo pare”, ka shkruar artisti në mbishkrimin e imazhit.

Kujtojmë, se Kim dhe Kanye kanë nisur disa procedura për divorc dhe se reperi pritet të kërkohë ish-bashkëshortes komunikim vetëm duke përfituar sigurinë./abcnews.al

The post Divorci i bujshëm i Kanye nga Kim Kardashian, Majk habit me deklaratën appeared first on Abc News.

---- ----
-----