Ballina Lajme nacionale Ditët e nxehta po përfundojnë, nga nesër iu presin këto temperatura

Ditët e nxehta po përfundojnë, nga nesër iu presin këto temperatura

19
SHPËRNDAJE

Mësoni se ҫfarë moti do të mbretërojë në ditët në vazhdim.

Ditëve të nxehta sic duket po iu vjen fundi. Në vend tashmë do ketë reshje të shiut. Mot më i qëndrushëm pritet që të mbizotrojë sot (e dielë). Ndërkohë që nga e hëna reshjet e shiut do të rikthehen në vendin tonë.

Nga dita e hënë, një turbullirë nga Atlantiku pritet të depërtojë mbi rajon, që do të sjellë kushte për reshje shiu. Ditën e martë reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullima.

22.09 – Kthjellët dhe me diell.

23.09-24.09 – Të hënën paradite vransira dhe intervale me diell. Ditën vransirat do të shtohen, e pasdite vonë dhe mbrëmje priten reshje shiu. Ditën e martë, herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu. Ditën kryesisht vranët, e priten edhe zhvillime të shtrëngatave me shi.

25.09 – Vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale në fundjavë do të zbresin deri në 3C, e ditëve të para të javës do të luhaten ndrëmjet 10C dhe 14C, e maksimalet do të rriten gradualisht nga 20C deri në 25C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-6m/s.

Shtypja atmosferike pas rritjes që do të shënojë ditën e shtunë, më pas pritet të zbresë përreth vlerave normale.