

Dhurata më e bukur dhe e madhe për Ilary Blasi, në ditën e saj të lindjes është… familja.
Ajo ka festuar 39-vjetorin dhe bashkëshorti i saj, futbollisti i famshëm Fracesco Totti, kishte përgatitur një video surprizë për të.
“Të dua”, shkruante ai në videon e postuar në rrjetet sociale, ku shfaqeshin disa fotografi të tyre bashkë.
Gjithashtu Totti kishte ndriçuar gjithë ambientin me qirinj të vegjël.
Ndërkohë në shtëpi kanë festuar me tortën e preferuar të Blasit, e kjo e fundit i ka falenduar të gjithë për urimet.