

Në kushte karantine/ E sikletshme? Jennifer Lopez zhvishet në Miami, para ish-gruas së partnerit
Vajza e partnerit të Jennifer Lopez, Ella Alexander Rodriguez, ka festuar 12-vjetorin e lindjes në Miami.
Për bukuroshen ishte organizuar një super festë në natyrë me shumë të ftuar.
Nga fotografitë e publikuara nga “Daily Mail” kuptohet se e pranishme në festë ishte edhe nëna e Ella-s, Cynthia Scurtis, 47 vjeç, ish-gruaja e Aleksit, të cilët ishin të martuar nga 2002 deri në 2008.
Madje në mediat e huaja është cilësuar si moment “i sikletshëm” kur 50-vjeçarja JLo u zhvesh duke nxjerrë në pah të brendshmet e saj.
Gjithashtu e pranishme në ditëlindje ishin motra e Ella-s, Natasha Rodriguez, 15 vjeçe, dhe fëmijët e J-LO-së, nga martesa e saj me Marc Anthony, si dhe anëtarët e tjerë të rinj të familjes.