

Shumë festa dhe ditëlindje janë festuar në karantinë gjatë kësaj periudhe izolimi për shkak të Covid-19.
Të detyruar për të qëndruar në shtëpi, personazhet e njohur kanë gjetur mënyra të tjera alternativë për të festuar.
Një ditë më parë ka festuar ditëlindjen bashkëshortja e Sinan Hoxhës, e cila ka bërë një festë të vogël vetëm me djalin e saj dhe Sinanin.
Të tre, ata kanë realizuar disa foto nga oborri i shtëpisë ku shihet se për Andrrën nuk kanë munguar as dhuratat nga Sinani.