Ballina Lajme nacionale Ditë zie të hënën në Rahovec

Ditë zie të hënën në Rahovec

23
SHPËRNDAJE

Të hënën ditë zie në Rahovec.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka shpallur të hënën ditë zie në këtë komunë. Kjo vjen si rrjedhojë e një aksidenti tragjik në të cilin humbën jetën tre persona.

Latifi e ka bërë publik këtë njoftim përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook.

“Në përputhje me kompetencat e mia si Kryetar i Komunës së Rahovecit, duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe gjithë qytetarëve, kam vendosur që të hënën, datë 29 korrik 2019, ta shpall Ditë Zie, pas aksidentit tragjik të ndodhur sot në Rahovec!” shkroi kryetari i Rahovecit.

Ai më tutje ka shkruar se me këtë rast, “të gjithë flamujt do të ulen në gjysmështizë”.

-----