Ballina Lajme Bota/Rajoni Ditë e bardhë për Spanjën pas makthit me qindra viktima në ditë,...

Ditë e bardhë për Spanjën pas makthit me qindra viktima në ditë, vendi drejt fitores

29
SHPËRNDAJE

Spanja pas disa muajsh në panik, këtë fillim qershori nuk ka shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi. Të dhënat e fundit tregojnë se në Spanjë janë konfirmuar vetëm 71 raste të reja pozitiv me Covid 19 dhe asnjë viktimë.

Mediat spanjolle bejne me dije se deri më tani numri i viktimave nga koronavirusi në Spanja ka shkuar në 27 127 persona ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në 239 638.

Këtë të hënë në Spanjë rreth 70 % e popullsisë tashmë kanë hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave kufizuese.

Ndërkohë që Madriti vijon të jetë një ndër qytetet që akoma nuk është zbatuar sërish lehtësimi i masave kufizuese ndaj koronavirusit.

-----