Ballina Sport Dita e derbit të fundit për këtë sezon, projektohen formacionet e skuadrave

Dita e derbit të fundit për këtë sezon, projektohen formacionet e skuadrave

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Luhet sot derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës në “Air Albania”, i 60-ti në historinë e përballjeve të dy prej klubeve më me histori në vendin tonë.

I sotmi është ndoshta derbi më i rëndësishëm i këtij sezoni, duke qenë se ka mbërritur fundi dhe të dy skuadrat, si asnjëherë tjetër që nga viti 2009, kanë objektiv të kapin majën renditjes.

Trajnerët e të dy skuadrave natyrisht, e kanë projektuar formacionin në mendjen e tyre, teksa ndryshimet nuk pritet të jenë të mëdha. Ilir Daja me siguri do vijë me klasikun e tij 4-3-3.

Fatmirësisht te të kuqtë nuk ka dëmtime dhe luajnë më të mirët. Sulmi bie mjaft në sy, ku Daja aktivizon “artilerinë e rëndë” me Asani, Çinari dhe Junior, që ka ardhur në superformë këtë sezon.

Orges Shehi pritet të zbresë në fushë me formacionin 3-4-3. Elton Cale është stërvitur me skuadrën në seancat e fundit, por me siguri nuk do ja dalë për të luajtur nga minuta e parë.

Pjesa tjetër e skuadrës është gati, teksa braziliani pritet të aktivizohet në fraksionin e dytë. Tre derbit e kaluar të këtij sezoni deri më tani shkojnë në favor të Partizanit, me dy barazime dhe një fitore të “demave”.

PARTIZANI (4-3-3): Hoxha; Mala, Bitri, Belica, Hakaj; Murataj, Broja, Bardhi; Asani, Junior, Çinari. Trajner: Ilir Daja.
TIRANA (3-4-3): Bekaj; Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari; Toshevski, Batha, Çelhaka, Ismajlgeci; Halili, Seferi, Torassa. Trajner: Orges Shehi. /abcnews.al

The post Dita e derbit të fundit për këtë sezon, projektohen formacionet e skuadrave appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----