Ballina Lajme nacionale Dita e Ҫlirimit të Malishevës, Limaj uron qytetarët e kësaj komune

Dita e Ҫlirimit të Malishevës, Limaj uron qytetarët e kësaj komune

45
SHPËRNDAJE

Sot është Dita e Ҫlirimit të Malishevës.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar ditën e çlirimit të komunës së Malishevës.

Limaj ka thënë se sot të gjithë malishevasit festojnë përvjetorin jubilar, 20-vjetorin e Çlirimit si dhe Ditën e Dëshmorëve.

“Në këtë ditë të shënuar ne kujtojmë me pietet të lartë dëshmorët dhe martirët jo vetëm të Komunës së Malishevës, por të të gjithë kombit. Flijimi i tyre për lirinë e Kosovës mbetet udhërrëfyesi ynë për të punuar edhe më shumë për ta forcuar shtetin e Kosovës”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

Të nderuar bashkëvendës

Sot, është një ditë e veçantë për qytetarët e Komunës së Malishevës. Sot të gjithë malishevasit festojnë përvjetorin jubilar, 20-vjetorin e Çlirimit si dhe Ditën e Dëshmorëve.

Në këtë ditë të shënuar ne kujtojmë me pietet të lartë dëshmorët dhe martirët jo vetëm të Komunës së Malishevës, por të të gjithë kombit.

Flijimi i tyre për lirinë e Kosovës mbetet udhërrëfyesi ynë për të punuar edhe më shumë për ta forcuar shtetin e Kosovës.

Urime Dita e Çlirimit!

Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

FL

-----