Ballina Sport Disiplinë perfekte, futbollisti i Serie A që nuk është ndëshkuar asnjëherë me...

Disiplinë perfekte, futbollisti i Serie A që nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ka luajtur më shumë se 150 ndeshje si profesionist, me skuadra si Chelsea, Granada, Rennes, Birmingham dhe së fundmi te Sassuolo ku po shkëlqen, por Jeremie Boga kurrë nuk është ndëshkuar me kartonin e verdhë, as që bëhet fjalë për të kuqin.

23-vjeçari është shembulli i lojtarit perfekt nga pikëpamja disiplinore.

Së fundmi, futbollisti nga Bregu i Fildishtë është kthyer edhe në një nga objektivat e skuadrave elitare të Serie A, por jo vetëm. Sezoni i kaluar ishte i shkëlqyer për të, por në fund u mbyll me një dëmtim, të cilin Boga e ka kaluar tashmë dhe është kthyer në një nga elementët më të rëndësishëm te Sassuolo, që është surpriza e deritanishme në futbollin italian.

---- ----
----
-----
-----