Ballina Sport Disfata në derbi, Nevil Dede: Grupi është i bashkuar

Disfata në derbi, Nevil Dede: Grupi është i bashkuar

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Tirana luaj nesër në shtëpi ndaj Laçit, teksa bardheblutë duhet të lejnë pas humbjen në derbin ndaj Partizanit. Trajneri Nevil Dede ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp teksa ka theksuar se grupi është u bashkuar, ndërsa shtoi se nuk është i kënaqur nëse merr një pikë ndaj Laçit, pasi Tiranës asnjëherë nuk i mjafton barazimi. Ndër të tjera, Dede la të hapur mundësinë për të hedhur nga minuta e parë sulmuesin Tim Vairinen dhe mesfushorin Ccelhaka në mungesë të Bathës që u ndëshkua me të kuqe.

Situata pas derbit- “Mendoj se ditët janë shumë të pakta për të përgatitur një ndeshje. Unë jam i bindur se grupi është i bashkuar dhe do e hedhim pas krahëve atë humbje ndaj Partizanit. Historia shkruhet ne nuk e mohojmë dot atë. Patëm një rezultat jo të mirë që nuk e prisnim. Pavarësisht kësaj ne do të shikojmë përpara dhe vetëm kështu ne mund të jemi ata që duhet të bëjnë më të mirën për klubin, nga unë dhe te skuadra. Me pak fjalë do them se grupi është i bashkuar dhe në harmoni”.

Kundërshtari- “Laçi është një ekip shumë i fortë, ka vite në Superiore janë gjithmonë më shumë konkurrues dhe të hapin vështirësi. Sivjet janë përforcuar shumë, por kjo nuk do të thotë se ne nuk mund t’ia dalim. Luajmë çdo ndeshje për të marrë maksimumin. Punojmë me këtë qëllim dhe do luftojmë edhe nesër”.

Mungesa e Bathës- “Unë e thashë edhe pas derbit, që ka një peshë të madhe, pasi është lider dhe kapiten i skuadrës. Megjithatë ne nuk e kthejmë dot kohën pas dhe duhet të gjejmë zgjidhjet te grupi për ta zëvendësuar. Grupi duhet të bëhet më i fortë për ta dubluar atë pozicion. Të jem i sinqertë , pres që Çelhaka të rikthehet në maksimum. Është një djalë që ka dhënë shumë, mezi pret të zbresë në fushë. Kemi edhe një seancë stërvitore për të parë se kush do të luajë. Të dyja alternativat, Najdovski dhe Çelhaka qëndrojnë, por nuk mund ta vendos pa përfunduar seanca stërvitore”.

Vairinen- “Është një investim shumë i madh i klubit. AI mund të luajë edhe që nga minuta e parë. Por seancat e pakta që ka pasur me ne, na bëjnë që të mendojmë se sa minuta do i japim në ndeshje. Mund të jetë një surprizë aktivizimi i tij nga minuta e parë”.

Gjendja e afrimeve të skuadrës- “Seferi pas ndeshjes me Kastriotin ku luajti 35 minuta, në derbi ai përballoi mbi 60 minuta. Kjo tregon që po rritet në kondicion. Ka disa ndeshje të sezonit, ku duhet të sakrifikojmë të gjithë më shumë, ku edhe me pak minuta duhet të sakrifikojmë”.

Keqardhje për rastin e Seferit- “Ai bëri shumë mirë, shërbeu për skuadrën. Përgjigjja naive e tij, nuk do të thotë se ai nuk donte të shënonte. Mungesa e minutave, bëri që ai të mos e dërgonte në rrjetë”.

1 pikë ndaj Laçit- “Për Tiranën nuk është e mjaftueshme asnjëherë barazimi. Për tifozët tanë, duhet gjithmonë më shumë gola. Ne luajmë gjithmonë për fitore. Tirana ka organikë për të mposhtur çdo skuadër në Superiore. E ardhmja është e sigurt në këtë klub, pasi kemi shumë lojtarë të rinj dhe të mirë në çdo pozicion. Mungesat kanë qenë të mëdha. Rikthimet e tyre, do na ndihmojnë shumë. Mund të bënim më mirë deri tani”, u shpreh Dede.

---- ----
----
----- ----
-----