Ballina Lajme Bota/Rajoni Disa shtete në SHBA raportojnë rritje rekord të rasteve me COVID

Disa shtete në SHBA raportojnë rritje rekord të rasteve me COVID

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Diagnostikimi i Presidentit Trump me COVID-19 shërben si kujtesë për nivelet e përhapjes së së koronavirusit.

Kur presidenti e dha lajmin të premten herët se ishte testuar pozitivisht, ai ishte vetëm njëri nga rreth 40,000 amerikanët që mësuan po atë ditë se ishin infektuar. Disa nga këshilltarët dhe aleatët e tij të lartë gjithashtu janë testuar pozitivisht ditët e fundit.

Nëntë shtete amerikane raportuan rritje rekord të infektimeve me Covid-19 gjatë javës së kaluar, kryesisht në zonat qendrore dhe perëndimore, për shkak se ftohja e motit po i detyron shumë njerëz t’i zhvillojnë aktivitet në mjedise të mbyllura.

Tetë muaj pas arritjes së virusit në Shtetet e Bashkuara, ka patur sinjale shqetësuese për atë që mund të pritet këtë vjeshtë. Liga Kombëtare e Futbollit amerikan shtyu një ndeshje për shkak të infektimit të disa lojtarëve të klubit Tennessee Titans.

Disa spitale në shtetin Wisconsin kanë ngelur me pak shtretër dhe ekspertët paralajmëruan për një rritje të mundshme të infeksioneve gjatë muajve të ftohtë që priten. Disa ekonomistë thonë se mund të duhet të pritet deri në fund të vitit 2023 që tregu i punës të rimëkëmbet plotësisht.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbajnë rekordin në botë për numrin e infeksioneve të konfirmuara, me më shumë se 7.37 milion dhe më shumë se 209,000 të vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Vetëm pak vende renditen më lart përsa i përket vdekjeve për frymë nga COVID-19.

---- ----
----
----- ----
-----