Ballina Shëndetësi Disa nga shenjat që tregojnë që jeni jo tolerantë ndaj ushqimeve me...

Disa nga shenjat që tregojnë që jeni jo tolerantë ndaj ushqimeve me gluten

15
SHPËRNDAJE

Por, është një gjendje brenda jush dhe stomakut tuaj që mund të ketë ndikim negativë në mënyrën e jetesës suaj dhe të shëndetit.

E dimë se pasi që hamë ushqim dhe kemi dhembje, vjellje, diarra mund të jenë shenja serioze të problemit gastrointestinal. Edhe pse shumë njerëz kanë këto shenja ata nuk ndalojnë së ngrëni ushqim me gluten, duke e vendosur vetën e tyre në gjendje rreziku.

Prandaj, shikoni më poshtë disa shenjë që paralajmërojnë që keni intolerancë ndaj glutenit, dhe që duhet të vizitoni mjekun dhe të i ndaloni ushqimet me këtë përbërje.

Dhembje barku,

Pasi që hani ushqim me gluten, mund të keni gazëra, diarre apo edhe kapsllëk.

Marramendje,

Shumë njerëz me këtë gjendje përjetojnë, maramendje, çorientim, dhe një ndejnjë të çuditshme e të qenit jo të balancuar pasi që keni konsumuar ushqim me gluten.

Luhatje në disponi,

Mendoni pak, nëse barku juaj nuk është i lumtur me ato çka hani, as truri juaj nuk do të jetë. Këta njerëz shumë shpesh e gjejnë vetën të irrituar, me ankth dhe të mërzitur.

Dhembje të muskujve

Ndryshe e njohur si fibromialgia, shkakton dhembje të muskujve dhe tendosje në ligamente.

Intolerantë ndaj laktozës

Jo toleranca ndaj produkteve me qumësht dhe me gluten kanë simptomat e njëjta.Nëse keni probleme me produkte me qumësht, shanset që të keni edhe me gluten janë të mëdha. /Lajmi.net/

-----