Ballina Shëndetësi Disa mënyra se si t’i mbani të freskëta pemët dhe perimet

Disa mënyra se si t’i mbani të freskëta pemët dhe perimet

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pemët dhe perimet vazhdojnë të pjeken dhe për fat të keq, ju përfundoni duke i hedhur shumicën nga ato që keni blerë, sepse nuk janë më të freskëta.

Ruajtja e duhur e ushqimit mund të ju kursejë para dhe ju njëkohësisht i mbroni ato.

Është e rëndësishme që të merrni parasysh klimën e vendit ku jetoni, sepse kjo gjithashtu mund të ndikojë. Sa më i lagësht dhe më i nxehtë që të jetë vendi, aq më e rrezikshme është për disa pemë dhe perime.

Ju sjellim disa këshilla të dobishme që t’i mbani pemët dhe perimet të freskëta.

Mbështjelleni bishtin e bananes me folie alumini

Bananet prodhojnë gaz etilen. Nëse e mbuloni bishtin e bananeve me folie alumini, ju i mbroni ato nga shpërndarja e gazit në pjesët tjera. Kjo ndihmon që bananet të qëndrojnë të freskëta për 4-5 ditë.

Mbajeni hudhrën në vende të errëta, me pak lagështi

Mënyra më e mirë për ta ruajtur hudhrën është ta mbani në ndonjë çantë letre, në ndonjë vend të errët dhe të thatë. Në këtë mënyrë, ajo qëndron e freskët deri në dy muaj. Në të kundërtën, 3-10 ditë, transmeton rtv21.tv

Majdanozin dhe borzilokun vendosni në një gotë me ujë dhe në temperaturë dhomë

Nëse nuk dëshironi t’i vendosni në frigorifer, është e rëndësishme t’i mbani në ujë, njejtë qysh veproni edhe me lulet. Në kushte të mira, ato mund të qëndrojnë 4-5 ditë.

---- ---- ----
-----