Ballina Lajme nacionale Disa banorë të Durrësit erdhën në Prizren, por ja ҫfarë u ndodhi...

Disa banorë të Durrësit erdhën në Prizren, por ja ҫfarë u ndodhi aty

299
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Disa banorë nga Durrësi kanë ardhur në Prizren.

Pasi arritën në Parkun Inovativ dhe Trajnues në Prizren, 42 shqiptarë kërkuan të kthehen në vendlindje. Po gëzohen që pas disa ditësh, më në fund arritën në një vend të sigurt.

Këta dhe shumë shqiptarë të tjerë do të kenë kulm mbi kokë, ushqim e përkujdesje shëndetësore në Kosovë.

Nga mbrëmja e së mërkurës kjo hapësirë ka marrë një funksion tjetër, qysh mbrëmë dhjetëra qytetarë nga Shqipëria të prekur nga tërmeti kanë gjetur strehim në Parkun Inovativ këtu në Prizren.

Deri pasditen e së enjtes këtu u strehuan rreth 140 banorë të Shqipërisë.

Por disa prej tyre nuk qëndruan gjatë.

Nga drejtoria e emergjencave në Komunën e Prizrenit njoftuan se 42 prej këtyre banorëve kërkuan vullnetarisht të kthehen menjëherë në Shqipëri.

Me gjasë të njëjtit ishin dezinformuar në Shqipëri se nga Kosova do të drejtoheshin nëpër shtete të tjera të Evropës.

Probleme po ka edhe me ata që janë strehuar në këtë vend. Në mesin e tyre po dyshohet të ketë edhe shqiptarë që vijnë nga zonat që nuk janë prekur nga tërmetet.

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka tha se është duke u bërë verifikimi i banorëve që kanë arritur.

“Këta janë duke u verifikuar a janë me të vërtetë nga zonat institucionet, prandaj janë duke u bërë intervistat”, ka thënë i pari i Prizrenit.

Në hapësirat e Parkut Inovativ dhe Trajnues kanë hapësirë të pranojnë deri në 800 persona.

“Do të ofrohen shërbime shëndetësore, ushqimi është siguruar do të punohet edhe për ditët në vijim edhe për të gjitha që kanë nevojë”, ka thënë Haskukaj.

Kjo iniciativë është marrë Qeveria e Kosovës në koordinim me Ambasadën Gjermane, Komunën e Prizrenit e përfaqësuesit e GIZ-it, ku janë angazhuar të gjitha njësitet e nevojshme për t’ua ofruar kushtet e përshtatshme.

---- ----
----
-----
-----