Ballina Lajme nacionale Diplomon në Kolegjin e Luftës në SHBA nënkoloneli i FSK-së

Diplomon në Kolegjin e Luftës në SHBA nënkoloneli i FSK-së

24
SHPËRNDAJE

Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, Komandanti i FSK-së mori pjesë në ceremoninë e diplomimit në Kolegjin e Luftës, gjenerata 2019. Në këtë vit akademik nga Kosova ka diplomuar nënkolonel Ejup Maqedonci.

Komandanti i FSK-së fillimisht është takuar me Komandantin e Kolegjit gjeneral major John S. Kem, ku kanë diskutuar për rëndësinë e këtij institucioni në zhvillimin dhe edukimin e liderëve.

Komandant Rama në fjalën e tij është shprehur se: “Ishte kënaqësi të dëgjoj nga Komandanti i këtij kolegji lidhur me profesionalizmin dhe dedikimin e treguar nga studentët e FSK-së. Nënkolonel Maqedonci diplomoi dhe magjistroi me rezultate superiore, të vlerësuara nga Kolegji i Luftës. Unë si Koamnadnt i FSK-së jam krenar me vajzat dhe djemtë e FSK-së që po zhvillohen dhe edukohen në institucionet më prestigjioze të Ushtrisë Amerikane. FSK-ja është e orientuar në ndërtimin e aftësive bazuar në doktrinën Amerikane, me qellim të ndërveprueshmërisë në të ardhmen”.

Komandanti i FSK-së përmbylli vizitën e tij me takim dhe brifing në Zyrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Kolegjin e Luftës.