Ballina Lajme nacionale Diplomati amerikan: SHBA-të të gatshëm për t’u përfshirë, pasi Kosova e Serbia...

Diplomati amerikan: SHBA-të të gatshëm për t’u përfshirë, pasi Kosova e Serbia ta nisin dialogun

10
SHPËRNDAJE

Reeker ka thënë se SHBA e gatshme për t’u përfshirë, pasi Kosova e Serbia ta nisin dialogun.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të përfshihen në dialogun Kosovë – Serbi, por këtë nuk mund ta bëjnë para se dy palët të vendosin t’i kthehen dialogut, ka thënë diplomati amerikan Philip Reeker, që aktulisht mban pozitën e ushtruesoit të detyrës së zëvendësit të Sekretarit për Çështjet të Europës dhe Euroazisë.

Reeker ka thënë se bëhet për angazhimin e mundshëm më të madh amerikan kohë më parë ka folur me njeriun e parë të Departamentit të Shtetit Michael Pompeo.

“SHBA’të janë absolutisht të gatshme të inkuadrohen, për këtë kam folur dje me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, se duam të shohim përparim. Por këtë ne nuk mund ta bëjmë në vend tuajin (Kosovës e Serbisë). Kosova dhe Serbia duhet të vendosin bashkë për atë se a janë të gatshme t’i kthehen dialogut. Ne bashkëpunojmë ngushtë me me partnerët e BE’së. Unë kam qenë i përfshirë në fazën e hershme të dialogut që e solli marrëveshjen e Brukselit, për të cilën mendoj se ka bërë një dallim të madh në funksionimin e e jetës, vendosjen e një tempoje, uljen e tensioneve në rajon në pesë vitet e fundit”, ka thënë Reeker.

Ai ka shtuar se tek të dyja palët ka vullnet që të gjendet zgjidhja dhe me këtë t’i kontribuohet stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor.

“E inkurajoj Serbinë dhe Kosovën që të gjejnë mënyrën t’u kthehen bisedimeve, dhe do ta kenë mbështetjen e plotë të SHBA’së dhe partnerëve tanë në Europë që nëpërmjet të dialogut të shkojnë tek marrëveshja përfundimtare. E di që munden ta bëjnë këtë“ ka thënë Reeker në panelin për marrëdhëniet Europë –SHBA që është mbajtur në Këshillin e Atlantikut në Washington.

Ai e ka përmendur marrëveshjen Athinë Shkup për cështjen e emrit si model për Kosovën dhe Serbinë.

-----