Ballina Lajme Bota/Rajoni Diplomatët e huaj në Kosovë nderojnë UÇK te Jasharajt: Kosova ka kurajën...

Diplomatët e huaj në Kosovë nderojnë UÇK te Jasharajt: Kosova ka kurajën të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit e në kërkim të drejtësisë për viktimat

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në kohën kur disa nga figurat kryesore të Kosovës që ishin pjesë e UÇK-së po gjykohen në Hagë për krime lufte, në Kosovë, diplomatët e huaj kanë shkuar në Prekaz të nderojnë luftëtarët e rënë të UÇK-së, duke e njohur si luftë çlirimtare.

Për Gjykatën Speciale krerët e UÇK-së janë “ndërmarrje kriminale”, për Serbinë “terroristë”, por diplomatët e huaj kanë bërë homazhe pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jasharit. Nicola Orlando, ambasadori italian në Kosovë, ka vizituar kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, në shenjë përkujtimi të ndërhyrjes humanitare të NATO-s.

Në “Twitter”, përmes një postimi, ai kujtuar edhe vizitën që e realizoi në kompleksin memorial ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

“Iu bashkëngjita Nicholas Abbott-it sot, vizitova kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, për të rikujtuar intervenimin humanitar, që çoi deri te Pavarësia. I

talia ishte në anën e kosovarëve më 1999-ën. Ne vazhdojmë ta përkrahim Pavarësinë e Kosovës dhe të drejtat e qytetarëve të saj që të jetojnë në një shtet demokratik”, ka shkruar Orlando.

Edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, bëri një vizitë atje. Ai tha se Kosova ka kurajën që të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit.

“Këtë mëngjes bëra homazhe te memoriali i familjes Jashari në Prekaz, në përkujtim të ngjarjeve tragjike të para më shumë se 20 vjetëve.

Sot Kosova ka kurajën të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit dhe në kërkim të drejtësisë për viktimat”, ka shkruar ai.

Ambasadori britanik tha po ashtu se Mbretëria e Bashkuar do t’i qëndrojë gjithmonë intervenimit të saj në Kosovë si një kauzë e drejtë.

---- ---- ----
-----