Ballina Lajme Bota/Rajoni “Dimri i zi” në SHBA, mbi 3300 viktima në 24 orë

“Dimri i zi” në SHBA, mbi 3300 viktima në 24 orë

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në mes të asaj që autoritetet e kanë konsideruar si një periudhë të errët.

Në 24 orët e fundit, janë raportuar mbi 3300 humbje jetësh nga Covid-19, një shifër tepër e lartë e cila çoi bilancin total të viktimave në 310 mijë.

I lartë mbetet dhe niveli i përhapjes, 250 mijë ishin rastet e reja me koronavirus. Që prej nisjes së pandemisë, SHBA-ja ka raportuar 17.2 milionë persona të infektuar. Situata më shqetësuese paraqitet në Kaliforni, ndjekur nga Teksasi dhe Florida.

Shifra tragjike edhe në Brazil. Vendi i Amerikës Jugore raportoi mbi 1 mijë humbje jetësh në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Rastet e reja ishin 70 mijë, për një total prej 7.1 milionë të infektuarish me koronavirus.

Gjykata e lartë e Brazilit mori një vendim për t’ua lënë në dorë guvernatorëve nëse vaksinimi kundër Covid-19 do të jetë me detyrim ose jo. Por, kjo është kundërshtuar nga presidenti, Jair Bolsonaro, i cili u shpreh publikisht se nuk do të vaksinohej.

Ndërkohë, edhe India po përjeton shifra rekord. Ky shtet tejkaloi pragun e 10 milionë të infektuarve me konfirmimin e 22 mijë rasteve të reja në 24 orët e fundit.

---- ----
----
----- ----
-----