Ballina Lajme Bota/Rajoni Dilemat e ditëve të karantinës, ja zbulimi më i fundit i studiuesve

Dilemat e ditëve të karantinës, ja zbulimi më i fundit i studiuesve

56
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sa është realisht periudha e inkubacionit të Sars Cov-2? A mjafton karantina 14-ditore? Deri tani janë kryer shumë studime mbi këtë temë, dhe deri më sot komuniteti shkencor bie dakord, se të prekurit zhvillojnë simptoma mesatarisht 5 ditë pas ekspozimit ndaj koronavirusit.

Madje edhe gjatë kësaj periudhe, kur nuk ka shenja të sëmundjes, njerëzit mund të jenë ngjitës. Sipas një studimi të botuar në Gazetën Mjekësore Britanike, 73 për qind e infektimeve ndodhin kur subjekti pa simptoma, është ende në periudhën e inkubacionit, sidomos në 3 ditët e fundit të 14-ditëshit.

----

Në një hulumtim të botuar në revistën “Analet e Mjekësisë” mbi rastet në Kinë, periudha mesatare e inkubacionit vlerësohej në mesatarisht 5.1 ditë, dhe 97.5 për qind e atyre që zhvilluan simptoma e kishin bërë këtë brenda 11.5 ditëve nga infektimi.

Por tani, një studim i ri nga Universiteti i Shangait në Kinë, i botuar në revistën “MedrXiv”, e vë në dyshim periudhën e inkubacionit. Ata sugjerojnë që karantina 14-ditore duhet të zgjatet me 4-7 ditë të tjera, duke e bërë në total 18-21 ditore.

Sipas kreut të grupit studimor Xue Jiang, që masat e kontrollit të jenë më efektive, është thelbësore të arrihet në një periudhë optimale e karantinës dhe izolimit për rreth 95 për qind të rasteve që zhvillojnë simptoma.

“Me periudhën aktuale 14 ditore, sipas studiuesve, mund të zbulohen vetëm 88 për qind e të infektuarve mund të kapen”- vëren epidemiologia Stefania Salmaso për Ansa-n.

“Padyshim, këto të dhëna janë një hap i mëtejshëm drejt njohjes së koronavirusit dhe mënyrës sesi sillet ai, gjë që mund të jetë e dobishme për efektivitetin e masave kufizuese”- thekson ajo.

Dhe në fakt, disa përjashtime nga periudha e inkubacionit 14-ditor janë regjistruar tashmë. Një rast me një periudhë inkubacioni 27-ditor, u raportua nga qeveria lokale e provincës së Hubeit në Kinë më 22 shkurt.

Një gazetë lokale, raportoi një burrë 70-vjeçar që zhvilloi simptomat  koronavirusit vetëm në 19 shkurt, pas një takimi të vetëm me motrën e tij më 25 janar.

Konfirmimi për infektimin e motrës së tij me koronavirus, erdhi menjëherë pas kësaj date. Për më tepër, një rast me një periudhë inkubacioni 19-ditor, është vërejtur në një studim të JAMA të botuar më 21 shkurt. Dhe një periudhë anormale e një periudhe inkubacioni 24-ditor, u vërejt për herë të parë në një studim të botuar më 9 shkurt.

----- ----