Ballina Teknologji Dikush po të shikon, çfarë tregon kjo shenjë në iPhone

Dikush po të shikon, çfarë tregon kjo shenjë në iPhone

70
SHPËRNDAJE

Sistemi i ri operativ për iPhone, IOS 14, ka shumë risi të dobishme për përdoruesit. Një ndër to është edhe një shenjë e verdhë apo jeshile që shfaqet në momente të caktuara në pjesën e sipërme të ekranit në anë të djathtë.

Sipas inxhinierëve të Apple, kur shfaqet shenja e verdhë, kjo tregon që një aplikacion është duke përdorur mikrofonin e pajisjes tuaj.

Ndërsa kur shfaqet shenja jeshile, do të thotë që një aplikacion ka qasje në kamerën e telefonit tuaj. Prandaj, jini të kujdesshëm nëse shikoni njoftime të tilla.

“Një indikator shfaqet në cepin e ekranit tuaj. Ju mund të hapni qendrën e kontrollit për të parë se cili aplikacion përdor mikrofonin ose kamerën”, deklaroi Apple.

Me sistemin e ri operativ të iPhone, IOS 14, përdoruesit do të kenë mundësi që t’i japin akses aplikacionit që dëshirojnë për të përdorur kamerën ose mikrofonin.

-----