
Dy sezone më parë ai ishte në ndër lojtarët më të dashur tek Interi dhe ndër më antipatikët te Juventusi. Por situata ka ndryshuar totalsht.
Tani te zikaltrit nuk gëzon më respektin e mëparshëm, ndërkohë që gjasat janë të mëdha që në sezonin e ardhshëm të mbajë fanellën bardhezi.
Sipas “Sport Mediaset”, argjentinasi dëshiron që të luajë me Juven.
“Zonja e Vjetër” është e gatshme që të ofrojë kolumbianin Juan Cuadrado në shkëmbim për Icardi-n, për të ulur shifrën e dëmshpërblimit.
Icardi këtë edicion është i huazuar te Paris Saint-Germaini, por klubi francez nuk planifikon ta përdorë opsionin për të transferuar atë.
Për argjentinasin është interesuar edhe Napoli, por ai dëshiron të transferohet vetëm te Juventusi.
Edhe Conte-s një lojtar si Cuadrado i pëlqen.