Ballina Sport Diktatura argjentinase dhe futbollisti i madh

Diktatura argjentinase dhe futbollisti i madh

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nga Daniel Edwards

E shtuna shënon 40 vjetorin triumfit të parë të Diegos, fitues i Kampionatit Botëror të Futbollit, për të Rinj, një triumf që u shfrytëzua nga diktatori famëkeq i Argjentinës, Jorge Videla.

----

Para se futbollistët e rinj të Argjentinës të udhëtonin në Japoni në gusht të vitit 1979, Diego Armando Maradona, ishte vetëm një tjetër i ri premtues që shpresonte të vendoste emrin e tij në nivelin e elitës së futbollit botëror. Në kohën që ajo skuadër erdhi në shtëpi me Kupën e Botës në dorë, 18-vjeçari me flokë kaçurrela ishte gati të pushtonte planetin.

Edhe sot, saktësisht 40 vite më vonë, fama e Albicelestes për fitoren e Kampionatit të dytë Botëror, për të Rinj, mbajnë statusin legjendar në vendin amë të Diegos. Për vetë Maradonën, ky ishte një hap gjigant në një karrierë që do të trondiste dhe ekzaltonte në masë pothuajse mbarë botën.

Historia në fakt fillon pak më shumë se një vit më parë në rrethinat e Buenos Aires, të Jose C.Paz. Kur Maradona, ishte vetëm 17 vjeç, ai tashmë po krenohej me dy sezone të plota si një pjesmarrës në skuadrën e parë me klubin e Argentinos Juniors dhe zhurma për ta përfshirë atë në ekipin kombëtar për Kupën e Botës 1978, që do të zhvillohej në Argjentinë, kishte arritur kulmin.

Trajneri, Cesar Luis Menotti, megjithatë, e ktheu në një vesh të shurdhër atyre thirrjeve të mëdha, për pjesmarrjen e Maradonës, në ekipin kombëtar. Pasi fitoi një vend në skuadrën paraprake të El Flaco, me 25 vetë, Diego u informua në bazën e trajnimit të AFA, se për shkak të përvojës së pakët, deri në atë periudhë, ai nuk do të bënte pjesë në turneun përfundimtar. Gazetari i El Grafico, Carlos Ares, ishte duke mbuluar ekipin në Jose C. Paz dhe e kujton kështu dëshpërimin e adoleshentit kur u la jashtë ekipit.

“Atë ditë qëndrova për darkë dhe kur u largova nga baza vetëm, ishte errësirë, ishte shumë ftohtë, dhe dëgjova dikë që qante”, kujton Ares, në librin “Vivir en los Medios”. “Unë pashë imazhin më të fortë që mund të mbaj mend, ishte Maradona, ulur pranë një peme, duke qarë me të madhe. I shpjegova qartazi diçka, “Ju e dini se sa Kupa Bote do të luani, apo jo?” Por ai m’u përgjigj duke qarë, “Si mund t’ia tregoj këtë fakt, babait tim?” Ai më shpjegoi se nuk do t’ja falte kurrë Menottit këtë gjë”.

“Kur më lanë jashtë nga lista e 22 personave, sepse isha shumë i ri, fillova të kuptoj se zemërimi ishte një lëndë djegëse për mua”, shkroi vetë Diego në autobiografinë e tij. Fatmirësisht për historinë e futbollit argjentinas, Maradona dhe Menotti ishin në gjendje të kapërcenin atë pengesë të hershme, në marrëdhëniet e tyre dhe kur trajneri fitues i Kupës së Botës, mori frenat e skuadrës së të rinjve, 12 muaj më vonë, Diego, ishte ylli i tij i madh që do të vezullonte.

Kualifikimi për Kampionatin Botëror u sigurua në Janar 1979, kur ekipi i Maradonës, përfundoi i dyti pas mikpritësit, Uruguajit. Një skuadër e frymëzuar nga numri 10 i tyre magjik, ylli i ardhshëm i Internacional, Racing Club dhe Genovas, Ruben Paz.

Krahas “shqiponjës” të Albiceleste’s, ishte dhe Ramon Diaz, i cili luajti në futbollin italian. Dhe më vonë debutoi si lojtar dhe trajner për River Plate. Së bashku kjo dyshe bëri një forcë të mrekullueshme goditëse.

Planet e Menotti për Japoninë, u përballën me pengesa të hershme dhe potencialisht serioze. Në vitin 1979, Argjentina mbeti në kthetrat e një diktature ushtarake, e cila më vonë do të fitonte famë në të gjithë botën për “zhdukjet” e qytetarëve të saj dhe “fluturimet e vdekjes”, ku të burgosurit drogoheshin dhe hidheshin nga aeroplanët, në Rio de la Plata.

Autoritetet vazhduan të zbatonin shërbimin e detyrueshëm ushtarak, të njohur zyrtarisht si Colimba (një bashkim inicialesh i fjalëve spanjolle që simbolizonin disiplinën e hekurt). Dhe pikërisht gjashtë anëtarë të skuadrës, do të thirreshin për shërbim po atë vit, si: Juan Simon, Juan Barbas, Gabriel Calderon, Sergio Garcia, Osvaldo Escudero dhe vetë Maradonas.

Në fund të Prillit, adoleshenti Maradona, hyri në këtë shërbim, gjë që e bëri atë të humbasë disa lojëra të Argentinës, e për të mos përmendur, humbjet nga mos-promovimi i markave të tij të publicitetit. Dy javë më vonë ai dha një intervistë për televizionin shtetëror argjentinas: “Jam shumë i lumtur këtu, sepse jam trajtuar mirë por gjithmonë përpiqem të respektoj sa më shumë që të mundem rregullat. Unë kam liri të vazhdoj stërvitjen dhe të takohem me ekipin kombëtar.”

Falë statusit të tyre të privilegjuar, megjithatë, për të mos përmendur “dashurinë” e diktaturës për të përdorur suksesin sportiv për qëllimet e veta, yjet e rinj të Argjentinës u kursyen nga vështirësitë e shërbimit ushtarak. “Unë nuk kam qëndruar asnjëherë si ushtar, nuk kam prekur as dhe një armë”, i deklaroi Juan Simon Clarin, repartit ushtarak të Rosarios. Barbas shtoi: “Unë kurrë nuk do të arrija formën time më të mirë fizike, falë stërvitjeve të tepërta të karakterit ushtarak” Në kohën e Kupës së Botës, Maradonës me shokë, iu dha leja sportive nga Colimba, (shërbimi i detyrueshëm ushtarak) me kusht që ata të ktheheshin përsëri në detyrë pasi të mbaronte turneu.

Testi i parë i Argjentinës në Japoni, pa Albicelestet të përballeshin me fillestarët e futbollit në Indonezi, të cilët lehtësisht arritën në një rezultat të thellë 5-0. Diaz, shënoi një dopietë, ndërsa Maradona, goditi me dy gola të stilit të tij. Por ata, djersitën pak më shumë në takimin tjetër, gjatë një përplasje të tensionuar kundër Jugosllavisë. Ndeshje e vendosur nga goli i vetëm i Escuderos.

Vendi i parë në Grupin B, do të ishte me një përplasje kundër peshave të rënda. Polonisë, e cila mburrej me një mori talentesh të rinj, që do të vazhdonin të merrnin medaljen e bronztë në Kupën e Botës, tre vite më vonë në Spanjë dhe që kishin eliminuar Jugosllavinë dhe Indonezinë, pa ndonjë lodhje të madhe. Sidoqoftë, Maradonës, iu deshën vetëm shtatë minuta për të shkatërruar evropianët, duke qëlluar në një përpjekje brilante, me këmbën e majtë nga jashtë zonës, për të mundur Jacek Kazimierski midis shtyllave.

Prej andej, më pas, një përplasje e mundshme e ndërlikuar do të ishte, shumë më e thjeshtë. Calderon dhe Simon, ishin të dy në shënjestër para pjesës së parë, me Andrzej Palasz që shënoi gjithashtu për Poloninë. Dhe pas pushimit, Calderon shënoi në pjesën e dytë të lojës për të vulosur një fitore 4-1, që ishte një paralajmërim për pjesën tjetër të garës. Çerekfinalet u treguan po aq të drejtpërdrejta, ku Maradona përsëri hapi rezultatin para se Diaz të godiste me dopietën e tij të dytë në Kampionatin Botëror pasi Algjeria u shkatërrua 5-0 për të rezervuar një vend, në katër të fundit.

Ashtu si fqinjët e tyre Rioplatense, Uruguaji, gjithashtu kishte mposhtur Japoninë në stuhinë e goleadës së tij. Celestet fituan të katër ndeshjet e tyre hapëse, për të avancuar në gjysmëfinale. Paz, shënoi tre gola gjatë rrugës, ndërsa portieri Fernando Alves (një legjendë e ardhshme e Penarol dhe anëtar i skuadrave të Kupës së Botës 1986 dhe 1990) mbeti i pamposhtur në pësimin e golave. Të dy palët e Amerikës së Jugut, tani u përplasën në Tokio, në një lojë që pritej të vendoste përfundimisht fituesin e kompeticionit.

Këtë herë ishte Argjentina që doli në krye. Diaz shënoi në fillim të pjesës së dytë, me një përfundim klinik të Alves, para se Maradona të përfundonte me një kundërsulm të ashpër duke u drejtuar në shtëpi i dyti për të vrarë garën. Tani vetëm Bashkimi Sovjetik qëndronte në rrugën e Albicelesteve. Dhe një titull i dytë botëror në po aq vite të pritura.

“Djema, ju tashmë jeni kampionë, nuk më intereson rezultati i kësaj loje, ju tashmë keni treguar se jeni më të mirët në botë. Asnjë faull apo gjëra të çmendura. Dilni, luani, dhe argëtoni 35.000 japonezët që janë në tribuna”. Me këto fjalë, Menotti dërgoi lojtarët e tij të rinj në 7 shtator 1979, përpara një turme tifozësh, që kishin zënë kapacitetet e Stadiumit Kombëtar të Tokios, i cili ishte magjepsur nga ekipi argjentinas në përgjithësi dhe Maradona në veçanti, gjatë javëve të mëparshme. Dhe ata nuk i zhgënjyen, admiruesit e tyre.

Pavarësisht debutimit të legjendarit Igor Ponomarev, Argjentina u kthye e zhurmshme. Hugo Alves, barazoi 68 minuta më pas dhe Diaz përfundoi rikthimin disa çaste më vonë, por në mënyrë të pashmangshme ishte Maradona, ai që duhej të thoshte fjalën e fundit. Dhjetë minuta nga koha që “shqiponja” argjentinase u ngrit për të qëlluar në një goditje të jashtëzakonshme të lirë nga skaji i zonës për ta vulosur rezultatin në 3-1, duke konfirmuar kombin e tij, si kampion bote.

Festimet në Tokio, ishin jetëshkurtra. Këmbëngulja e diktaturës për të marrë arritjet e ekipit të ri, shënoi një pas-skenar pak të hidhur të historisë. Sapo u kthye në Buenos Aires, ekipi i Argjentinës mori pjesë në një festë publike të titullit, së bashku me presidentin vrasës, ushtarakun Jorge Rafael Videla. Në një kthesë të papritur, ceremonia përkoi me një vizitë nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, dërguar në Argjentinë, për të hetuar raportet e zhdukjeve dhe shkeljeve të tjera të rënda të të drejtave themelore të njeriut. Një fakt i kundërvënë nga një fushatë masive që deklaronte se kombi ishte de jure dhe de facto, “Njeriu dhe e Drejta”.

Maradona dhe pesë kolegët e tij colimbas, ndërkohë, u detyruan të rifillonin shërbimin ushtarak kombëtar sapo të ktheheshin në tokën argjentinase, duke përfshirë një takim me vetë diktatorin në selinë e ushtrisë.”Megjithëse ne ishim kampionë të Kupës së Botës të të Rinjve në 1979, ai bastard Videla na përdori si shembull,” Maradona publikoi në Instagram në një postim të vitit 2017. “Ai na bëri të presim flokët dhe të bëjmë shërbimin ushtarak. Dhe kjo ndodhi me ne që i sollëm Kupën e Botës nga Japonia! ” Escudero shtoi: “Me kalimin e kohës ne mësuam që ishim përdorur”.

Kjo festë e detyruar ishte veçanërisht hidhëruese edhe për Jorge Piaggion, i cili kishte parë kohë të kufizuar loje në Japoni. Një i afërm i tij ishte ndër ata që u etiketuan zyrtarisht ‘të ndaluar ose të zhdukur’, dhe që ishin eliminuar gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në 1978. Zhdukja e tij mbetet enigmatike, edhe sot e kësaj dite.

“Imagjinoni festimet në qytetin tim dhe si më pritën. Një bujë e madhe sepse një kampion bote kishte mbërritur, aty” theksoi ai më vonë për kthimin e tij në Argjentinë. “Atje zbulova se tezja ime kishte qenë në shesh, me grupin e protestës që kërkonte informacion në lidhje me të zhdukurit Madres (de la Plaza de Mayo) dhe se ajo ishte sulmuar nga policia. Ajo ishte në Buenos Aires duke u përpjekur të gjente se ku ndodhej djali i saj.

“Kthimi nga Japonia ishte shumë i çuditshëm. Ne festuam në Japoni dhe qartazi arriti një telefonatë. ‘Duhet të ktheheni’. Mbaj mend që u kthyem me nxitim. Komisioni Interamerikan për të Drejtat e Njeriut ishte tashmë atje, por ne nuk e dinim. Ne as nuk i dinim kush ishin. Ne kishim të gjithë pafajësinë e kësaj bote”.

Ai triumf në vitin 1979, pati një trashëgimi tjetër, mjaft të lumtur. Ndërsa turneu i parë i madh ndërkombëtar i organizuar në Japoni, Kampionati Botëror ndezi një dashuri të re të futbollit në popullsinë e vendit, një fenomen u konsolidua vitin e ardhshëm kur Kupa Ndërkontinentale midis Evropës dhe kampionëve të Amerikës së Jugut u zhvendos në Lindjen e Largët.

Superstarë si Zico, Renato Gaucho, Ricardo Bochini, dhe së fundmi, idhuj të Boca-s Juan Roman Riquelme, dhe Carlos Tevez, elektrizuan tifozët japonezë, me Xeneize në veçanti duke fituar një kult në vend, falë lojës brilante të tyre në dekadën e parë të shekullit të 21-të, që çoi në mundjen e Real Madridit dhe AC Milan. Por gjithçka filloi me Menottin. Maradona dhe atë skuadër të re të paharrueshme të Argjentinës që i bëri ata kampionët e botës Albiceleste si në nivelin e të rriturve, ashtu dhe në atë të të rinjve.

Shumë nga ata lojtarë, siç është e pashmangshme, nuk arritën të bënin shumë ndikim në karrierën e tyre profesionale, duke e lënë Japoninë 1979, si kulmin e arritjeve të tyre në futboll. Për Maradonën, megjithatë më e mira dhe më magjikja ishte duke ardhur.

----- ----