

Digjet fabrika e produkteve të specave në Krushë, e themeluar nga gratë që familjarët ju humbën jetën në luftë.
Është djegur fabrika e përpunimit të specave të Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri drejtori i Policisë së Gjakovës, Lumi Graishta, i cili ka thënë se sipas vlerësimeve të para dëmet janë të mëdha.
“Po është djegur. Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes. Dëmet janë të mëdha, pjesa e prodhimit dyshohet se është djegur krejt prej zjarrit. Sipas vlerësimit fillestar kazanët apo aparaturat e përpunimit kanë marrë temperaturë më shumë se lejohet”, ka thënë Graishta për Reporteri.
Portali ynë ka kontaktuar edhe znj. Fahrije Hoti, në telefonin e së cilës është përgjigjur një djalë i cili ka thënë se nuk është i autorizuar të flasë dhe se Fahrija është e zënë.