Ballina LifeBizare Dieta apo palestra? Ja zgjedhja më efektive për të humbur peshë

Dieta apo palestra? Ja zgjedhja më efektive për të humbur peshë

17
SHPËRNDAJE

Dieta apo palestra është çelësi për një trup të shëndetshëm. Por cila është më efektive për të humbur peshë? Përgjigjja nuk është e prerë me thikë, por padyshim njëra qëndron mbi tjetrën. Dieta jet më shumë rezultat në humbjen e peshës dhe këtu ju argumentojmë përse.

Sipas një studimi, ata që kalojnë orë të tëra në palestër, humbin më pak peshë se sa ata persona që zgjedhin një dietë të shëndetshme. Në thelb, ideja qëndron këtu: është më e thjeshtë t’i shmangesh kaloritë se sa t’i heqësh ato.

Për të hequr të gjitha kaloritë e marra nga një ushqim i shpejtë, do duheshin orë të tëra. Gjysmë ore ushtrim fizik, do të heqë 300 kalori. Për më tepër oreksi shtohet gjatë kohës që ju ushtroheni, për shkak të lodhjes. Dhe ka gjasa që sapo të mbaroni palestrën, një copë ëmbëlsirë t’jua hedhë poshtë të gjithë punën e bërë.

Por kjo nuk ia zbeh aspak rëndësinë palestrës. Ushtrimet nuk djegin vetëm kaloritë, por forcojnë edhe muskujt. Studimet tregojnë se aktiviteti fizik, ka një efekt të pazëvendësueshëm shëndetësore në trupin e njeriut.

Nëse dëshironi të humbisni shpejt kile, më efektive është dieta, por kombinimi i saj dhe i palestrës është më i vlefshëm.

-----