Ballina Lajme nacionale Diaspora gjermane e “zjarrtë” për të votuar në Kosovë

Diaspora gjermane e “zjarrtë” për të votuar në Kosovë

9
SHPËRNDAJE

Diaspora gjermane e “zjarrtë” për të votuar në Kosovë, por ka votues edhe nga Vietnami e Somalia.

Partitë politike nisën t’i përvjelin mëngët për një numër të madh votash nga diaspora, pasi u raportua se janë gati 42 mijë aplikues.

Mirëpo, KQZ ka konfirmuar që aplikues janë 40 mijë e 313, e madje ka shtuar se 5 mijë e 194 janë refuzuar, shkruan Reporteri.net.

Sidoqoftë, sërisht numri i aplikuesve për të votuar nga diaspora është i lartë, dhe listës i prijnë kosovarët që jetojnë në Gjermani.

Sipas listave që ka siguruar Reporteri.net, nga Gjermania kanë aplikuar 11 mijë e 449 votues, ndërkaq e dyta është mërgata e Zvicrës.

Çka bie në sy, është renditja e votuesve nga shteti serb, që është e treta, me 4 mijë e 337 aplikantë. Kjo gjë ka ndodhur për shkak se ka mjaft shumë votues të Listës Serbe dhe partive të tjera serbe.

Ndërkohë, të interesuar për të votuar në Kosovë ka edhe nga “fundi i botës”. Sipas listës, një person ka aplikuar për të votuar nga Vietnami, e një tjetër nga Somalia.

Ndryshe, ndonëse KQZ ka njoftuar se do të nis sot votimi nga diaspora, kjo gjë duket se nuk do të jetë e mundur për shkak të procedurave, duke bërë kështu që afati për votim të nis nesër.