Ballina Lajme nacionale Dialogu të udhëheqet nga Haradinaj, Thaçi vetëm të konsultohet

Dialogu të udhëheqet nga Haradinaj, Thaçi vetëm të konsultohet

29
SHPËRNDAJE

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka kohë qe është pezulluar.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj ende nuk kanë zhvilluar takime konsultative lidhur me atë se kush do ta marrë përsipër udhëheqjen e dialogut me Serbinë, ndonëse në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese është precizuar se një e drejtë e tillë i takon Qeverisë.

Në konferencën e fundit që mbajti për medie, i pyetur nëse do të pranojë ta përfaqësojë Kosovën në dialog, Haradinaj ka thënë se nuk mërzitet për një gjë të tillë.

Porse nga zyra e tij kanë njoftuar për “Zërin” se kryeministri është i hapur për çdo koordinim paraprak me institucionet e vendit për çështjen e dialogut, edhe pse deri më tani nuk ka arritur koordinim me presidentin Thaçi lidhur me këtë çështje.

Megjithëse në aktgjykimin e Kushtetueses roli i presidentit Thaçi është konstatuar të jetë këshillues, ai po vazhdon ta mbajë rolin e kryenegociatorit në bisedimet me Serbinë.

Madje as nga zyra e tij nuk kanë pranuar të shprehen nëse presidenti do ta respektojë vendimin e Kushtetueses dhe t’ia dorëzojë timonin e dialogut kryeministrit Haradinaj.

-----