Ballina Lajme nacionale “Dialogu Prishtina e Beogradi të kthehen në tryezën e bisedimeve”

“Dialogu Prishtina e Beogradi të kthehen në tryezën e bisedimeve”

29
SHPËRNDAJE

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka kohë që ka ngecur.

I dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se qëllimi i tij është që t’i kthejë Beogradin dhe Prishtinën në tryezën e bisedimeve.

“Qëllimi im është që t’i kthejë Beogradin dhe Prishtinën në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje”, ka thënë Palmer.

Ai potencoi se e pranoi postin sepse mendon se mund të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.

“Zgjidhja e çështjes së Kosovës është shumë e lartë në axhendën time. Ne kemi mundësinë dhe ne duam ta shfrytëzojmë”, thotë Palmer, duke specifikuar se qëllimi i tij është t’i kthejë palët në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje.

Kthimi i Beogradit dhe Prishtinës në tryezën e bisedimeve, Palmer thekson, është një qëllim afatshkurtër për Shtetet e Bashkuara.

“Ne kemi zgjedhje në Kosovë më 6 tetor, dhe ato do të mbahen në Serbi në pranverë. Ne do të kemi mundësinë që të vazhdojmë negociatat midis dy zgjedhjeve, të cilën duhet ta shfrytëzojmë. Shpresojmë që të dyja palët të shfrytëzojnë këtë mundësi”, tha Palmer pë Tanjug, përcjell lajmi.net.

Palmer po ashtu tha se shpreson se qeveria e ardhshme e Kosovës do të pezullojë taksën në mënyrë që dialogu të rifillojë, dhe se Beogradi do të ndalë lobimin tek vendet e tjera për të tërhequr njohjen.

E gjithë kjo, sipas fjalëve të tij, “helmon atmosferën” dhe e bën të vështirë kthimin në negociata me një frymë konstruktive.

Palmer po ashtu tha se SHBA do të dëshironte të shoh njohjen e ndërsjellë si një pikë qendrore të marrëveshjes.

-----