Ballina Lajme nacionale Dialogu me Serbinë, Lajçak thirrje Albin Kurtit: Të mos vonohet

Dialogu me Serbinë, Lajçak thirrje Albin Kurtit: Të mos vonohet

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Dialogu me Serbinë, Lajçak thirrje Albin Kurtit: Të mos vonohet

Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisës sipas Miroslav Lajçak  është në interes të gjithë regjionit dhe të BE-së. I dërguari special I BE-së për dialogun në mediat serbe tha se po bashkëpunohet me SHBA për të hartuar një strategji.

“Bashkëpunimi ka sjellur rezultate të mira viteve të fundit. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me kolegët e mi amerikanë, në mënyrë që të përgatisim një strategji të përbashkët dhe aktivitete të koordinuara”, tha i dërguari special i BE-së.

Në fjalën e tij ai bëri thirrje qeverisë së re të Kosovës që të vazhdojë sa më shpejt me dialogun me Serbinë, duke marrë shkas dhe nga deklarata e Albin Kurtit se kjo nuk do të jetë prioritet.

“Mesazhi i BE-së është i qartë: Ne jemi gati të vazhdojmë dialogun ku e kemi lënë në dhjetor, sa më shpejt që qeveria e re në Kosovë të formohet. Jam gati po ashtu ta vizitoj regjionin dhe të takohem me negociatorët sa më parë që kushtet e lejojnë këtë.

BE-së e ka thënë qartë se s’ka formë tjetër pos dialogut në rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë . Po ashtu, vazhdimi i dialogut pa vonesa të panevojshme është në interesin e të gjithëve”, ka thënë Lajçak.

Dialogu me Serbinë, Lajçak thirrje Albin Kurtit: Të mos vonohet
Ornela Celpica

---- ----
----
----- ----
-----