Ballina Lajme nacionale Dialogu Kosovë-Serbi, sfidë për Qeverinë e re

Dialogu Kosovë-Serbi, sfidë për Qeverinë e re

4
SHPËRNDAJE

Kosova ende nuk e ka formuar qeverinë e re.

Krahas heqjes së vizave sprovë serioze e qeverisë së re të Kosovës do të jenë edhe bisedimet me Serbinë.

Në këtë kuadër, duket se do të diskutohet për mundësinë e përfshirjes edhe të opozitës në këto bisedime.

Politologu, Ramush Tahiri thotë se për dialogun nuk ka nevojë për Ekip Negociator. Ai thotë se politika e Kosovës nuk ka dhënë rezultate sepse është kërkuar që të shkohet paraprakisht njëzëri.

Nga ana tjetër, Mazllum Baraliu, përfshirjen e opozitës në dialog e sheh si të domosdoshme.

“Përvoja na ka treguar se kjo kastë politike nuk ka arritur ta bindë opozitën që të ketë platform unike ndaj dialogut. Nëse Qeveria e ardhshme nuk arrin ta bëj këtë, atëherë kjo është sfida e parë në të cilën ajo bie”, thotë Baraliu.