Ballina Lajme nacionale Dialogu Kosovë –Serbi duhet të riformatizohet

Dialogu Kosovë –Serbi duhet të riformatizohet

7
SHPËRNDAJE

 

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të riformatizohet në mënyrë që të arrihet njohja e Kosovës nga Serbia.

Në emisonin debatues “Click”, Hoxhaj ka deklaruar  se në një proces të tillë, PDK-ja do të pranonte të japë kontribut në shërbim të vendit por, jo një dialog që merret me asociacionin.

“Në proceset e tilla duhet të hyhet sa me vetëbesim dhe mendim të plotë strategjik. Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do duhej të riformatizohet, të merrej vetëm me një temë, me njohjen e Kosovës dhe nuk do duhej të jetë proces por një ngjarje që do zgjaste me javë negociatash mes Kosovës dhe Serbisë . Në një proces të tillë, PDK-ja natyrisht që do të pranonte të japë kontribut në shërbim të vendit. Por, jo një dialog që merret me asociacionin”, ka thënë Hoxhaj./21Media

The post Dialogu Kosovë –Serbi duhet të riformatizohet appeared first on RTV21.

-----