Ballina Lajme nacionale Dialogu i pamundur? Thumbon Kodheli: JO, vetëm njerëzit janë të pazotë

Dialogu i pamundur? Thumbon Kodheli: JO, vetëm njerëzit janë të pazotë

31
SHPËRNDAJE

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli insiston që palët duhet të ulën në dialog. Duke cituar një frazë të Shekspirit, Kodheli tha se asgjë nuk është e pamundur, por njerëzit janë të pazotë, duke thumbuar kështu liderët politikë.

“Gjithmonë ka vend për dialog, edhe në kushtet e pamundësisë. Duhet bërë e pamundura për të hyrë në dialog.  ‘Asgjë nuk është e pamundur, vetëm njerëzit janë të pazotë’, thontë Shekspiri. Marrëveshja e 2017, nëse do qeveriste PD, nuk do e bënte kurrë. Sado përgjime të dalin rrugës, rezultati i zgjedhjeve nuk ndryshon. 5 deputetë janë mbi 100 mijë vota”, tha Kodheli

Kodheli tha se PS nuk është e vetme në zgjedhje.

“Nuk jemi vetëm. A e dëgjoni Bindjen Demokratike”, tha Kodheli.

Gazeta SHQIP

 

 

-----