Ballina Sport Di Maria firmos kontratën e re, PSG tani ka një mision tjetër...

Di Maria firmos kontratën e re, PSG tani ka një mision tjetër në merkato

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
PSG vazhdon garën në kampionat dhe Champions League, teksa drejtuesit e klubit francez po punojnë në lidhje me rinovimin me disa prej lojtarëve kryesorë të skuadrës së Mauricio Pochettinos.

Tifozët presin “blindimin” e Kylian Mbappe dhe Neymar, ndërsa Leonardo ka arritur akordin me Angel Di Maria. Argjentinasi ndodhet në vitin e fundit të kontratës me nënkampionët e Evropës dhe sot ka rinovuar dhe klubi ka dalë edhe me njoftim.

L’Equipe zbulon edhe detajet në lidhje me rinovimin e 33-vjeçarit latin. Sulmuesi i djathtë ka firmosur për një tjetër vit, por në akordin paraprak është përfshira opsioni për të qëndruar te PSG edhe për një vit tjetër, pra deri në verën e vitit 2023. /abcnews.al

The post Di Maria firmos kontratën e re, PSG tani ka një mision tjetër në merkato appeared first on Abc News.

---- ----
-----