Ballina Sport Dhunoi të dashurën, ish-sulmuesi i Partizanit duhet të paguajë 300 mijë lekë...

Dhunoi të dashurën, ish-sulmuesi i Partizanit duhet të paguajë 300 mijë lekë për të dalë nga burgu

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ish-sulmuesi i klubit të futbollit Partizani, Theofilus Solomon ka kërkuar në Gjykatën e Tiranës ndryshimin e masës së sigurisë.

Ai u arrestua disa ditë më parë, ndërsa gjykata e Tiranës i ka kërkuar ish-sulmuesit një garanci pasurore.

Masa e sigurimit personal e vendosur ndaj futbollistit është “Garancia Pasurore e parashikuar nga neni 236 K.Pr.Penale në shumën 300 mijë lekë”. Sipas gjykatës, kjo garanci duhet të paguhet brenda 5 ditëve.

Deri në shlyerjen e kësaj shume, Solomon është i detyruar të qëndrojë në masën e sigurimit “arrest me burg”. Ish-sulmuesi i Partizanit mund të dalë nga burgu në momentin e depozitimit të garancisë pasurore, por ai nuk mund të largohet nga Shqipëria deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

25-vjeçari u arrestua në 19 shkurt nga policia e Tiranës, pas denoncimit nga bashkëjetuesja e tij për dhunë fizike dhe psikologjike.

---- ----
----
-----
-----