Ballina Lajme Bota/Rajoni Dhunimi në luftë, bien aplikimet, 1,322 aplikojnë për statusin “viktimë e dhunës...

Dhunimi në luftë, bien aplikimet, 1,322 aplikojnë për statusin “viktimë e dhunës seksuale”

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Më shumë se 1.300 persona kanë dorëzuar aplikimet për verifikimin e statusit si persona të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Pandemia, megjithatë, ka bërë që të ulet ndjeshëm numri i atyre që e hedhin këtë hap.

Shumë nga gratë kosovare, vajzat dhe burrat të cilët jetojnë me dhimbjen e luftës, ende e kanë të vështirë të marrin vendimin për njohjen si viktima të dhunës seksuale.

Muajt mars, prill, maj u kujtojnë atyre përvit Kosovën e përgjakur të para dy dekadave.

Por në këtë vit pandemie, aplikimet për statusin “viktimë e dhunës seksuale” janë ulur dukshëm sipas Feridi Rushitit, drejtoreshës së Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

“…Disa nga gratë, burrat dhe vajzat të cilat e kanë përjetuar dhunën seksuale, nuk e kanë të lehtë për të marrë vendimin edhe duhet të debatojnë shumë anëtarët e familjes, për t’i bindur ata për të aplikuar. Jo vetëm ata, por edhe vetveten…”, thotë ajo.

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar ka njohur 836 femra dhe 29 meshkuj si “viktima të dhunës seksuale”.

Këta 865 persona gjithsej përfitojnë pension të veçantë prej 230 eurosh në muaj.

Veçse të mbijetuarit, përveç traumës, përballin edhe pritjet me muaj deri sa të merren parasysh aplikimet e tyre, që ndodh t’u refuzohen apo në disa raste edhe të mos ua shohin të mirën.

“Ka edhe nga to që kanë vdekë. I kanë deponuar historitë e tyre fatkeqësisht, duke prit me u shqyrtu lënda, nuk kanë arrit me gëzu për shkak të sëmundje të tjera kronike apo vdekjeprurëse që i kanë pasur…”

Komisioni për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar ka afat 5-vjeçar.

Me aktivizimin e tij në 2018-ën, ekspertët kërkojnë modalitete që të funksionojë më gjatë.

Bazuar në deklaratat e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, gjatë luftës së fundit Kosovë-Serbi në 98-99-ën, kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimit seksual, kategori shoqërore për të cilën parlamenti kosovar propozoi ndryshime ligjore rreth 6 vite më parë.

---- ----
----
----- ----
-----