Ballina Lajme nacionale Dhuna në zyrat e FRD-së, Meta: Përpjekje e mazhorancës për të minuar...

Dhuna në zyrat e FRD-së, Meta: Përpjekje e mazhorancës për të minuar pluralizmin në vend

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka reaguar sërish në lidhje me dhunën që ndodhi disa ditë më parë në zyrat e FRD-së.

Meta në fjalën e tij e ka cilësuar si një sulm të mazhorancës për të minuar pluralizmin në vend.

Sipas kreut të shtetit sulmi në zyrat e FRD-së është një shkelje e ligjit dhe shpërdorim i detyrës nga ana e kryebashkiakut të Tiranës dhe e zyrtarëve të tjerë të Bashkisë.

“Sulmi i dhunshëm që ndodhi në zyrat e FRD-së vetëm pas marrëveshjes me PD-së është një sjellje e patolerueshme e mazhorancës. Kjo është një përpjekje për të minuar pluralizmin në vend. KY është një sulm që bie ndesh me të gjithë parimet e së drejtës së shtetit, të gjithë veprimet e kryebashkiakut dhe zyrtarëve të tij janë kryer në shkelje me detyrën e tyre. E gjithë detyra e tij është në shkelje mbi të cilat ushtrohet detyra e tij. Minon frymën demokratike dhe barazisë para ligjit.

Në ambiente e Frymës së re Demokratike ishte ngjitur një letër pa origjinë pa firmë, pa emër titullari, pa numër protokolli e datës 3 mars me qëllim që ta bënin këtë që të dukej si akt zyrtar për të justifikuar veprimet e dhunshme. Përmes kësaj letre që nuk plotëson asnjë element kërkohej lirimi i ambjenteve për bashkinë”, ka thënë Meta

Vijon…

The post Dhuna në zyrat e FRD-së, Meta: Përpjekje e mazhorancës për të minuar pluralizmin në vend appeared first on Abc News.

---- ----
-----