Ballina Lajme Bota/Rajoni Dhuna ndaj grave, femrat në Paris krijojnë skuadra guerile (FOTO)

Dhuna ndaj grave, femrat në Paris krijojnë skuadra guerile (FOTO)

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Grupe grash e vajzash e kanë mbushur Parisin me slogane përmës të cilave denoncojnë dhunën ndaj grave. Ato refuzojnë të heqin dorë derisa të shohin ndonjë ndryshim. Në media i quajnë: “femrat guerile”. Këto gra organizohen në grupe nga dy apo tre dhe shpërndahen nëpër qytet për të ndjekur atë që tashmë është kthyer në zakonshmëri. Përmes sloganeve bardh e zi, kërkojnë nga qeveria që të marrë masa për parandalimin e vrasjes së grave nga partnerët e kaluar dhe aktualë, si dhe cdo akti tjetër dhune ndaj femrave. Premtimet e ekzekutivit për ndryshim, këto gra I shohin si fjalë boshe.

“ Vrasjet po ulen në Francë, por ato të femrave kanë pësuar rritje”, shpjegon një prej tyre, e identifikuar vetëm si Raphaëlle. Shtatorin e 2019-tës, ministri I brendshëm Gérard Collombe, raportoi se incidentet e dhunshme kundër grave ishin rritur me 22% në vitin paraardhës. 4 vrasje të reja u shënuan në shtatët e ditët e para të këtij viti. Sloganet e grave guerile janë të ndryshme, por stili është I njëjtë. Bojë e zezë mbi letër të bardhë, dhe një ngjitës për t`i bërë pjesë të mureve publike.

“ Nuk do të ngjisim më letra nëpër mure kur ju të mos na dhunoni më”, thuhet në një prej tyre. Grupi nuk vepron vetëm në zona qendrore, por parapëlqen t`I shpalosë sloganet e tij edhe në vende ku mbërrihet më me vështirësi. Ato nuk lodhen edhe pse qëllon shpesh që sloganet, t`ia grisin ditën tjetër. Kur kjo ndodh, gratë kthehen në të njëjtin vend, dhe ngjisin një të ri.

---- ----
----
-----
-----