Ballina Sport Dhuna ndaj arbitrit, FSHF nxjerr zbuluar veten dhe dënon zyrtarin e Laçit

Dhuna ndaj arbitrit, FSHF nxjerr zbuluar veten dhe dënon zyrtarin e Laçit

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

FSHF ka heshtur gjithë këto ditë për dhunën e ushtruar në Laç ndaj gjyqtarit Kreshnik Bajramaj nga drejtuesit e skuadrës vendase pas ndeshjes me Kukësin.

As institucioni i futbollit e as Shoqata e Gjëqtarëve, që në çdo rast që ndodh në kategoritë inferiore nuk ngurrojnë të dënojnë dhunën, këtë radhë kanë mbyllur gojën dhe nuk kanë shkruar asnjë radhë për të, as për sy e faqe.

----

Por ngjarja është pasqyruar në protokollin e gjyqtarëve të ndeshjes dhe në këtë mënyrë, nuk mund të fshihej dot.

Si rrjedhojë, ajo ka përfunduar para Komisionit të Disiplinës i cili është detyruar të dënojë zyrtarin e Laçit, Naim Halilaj, me 10 ndeshje pezullim.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 13.01.2021

Zyrtari i KF Laçi, Naim Halilaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Në zbatim të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.

----- ----