Ballina Lajme Bota/Rajoni Dhjetëra prostituta infektohen me koronavirus, dyshohet se kanë shkaktuar ‘masakër’ (FOTOT)

Dhjetëra prostituta infektohen me koronavirus, dyshohet se kanë shkaktuar ‘masakër’ (FOTOT)

51
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Disa dhjetëra punonjëse seksi në zonën me drita të kuqe të Tokios kanë rezultuar pozitive me koronavirusin e ri dhe kanë ngritur alarmin se mund të kenë infektuar qindra klientë me sëmundjen vrasëse.

Rastet e koronavirusit në Japoni po shtohen në mbi 2,100, me 57 vdekje, ndërsa guvernatorja e Tokios ka paralajmëruar për një “rritje eksplozive të infeksioneve”.

----

Gazeta vendase Yomiuri Shimbun raportoi se prostituta dhe punonjës të shumë klubeve për të rritur në këtë zonë, janë konfirmuar me koronavirus. Mjekët që hetojnë zonën thanë se zonjat rrinë shumë pranë klientëve në baret e striptizës e madje edhe pritësit te dera që përpiqen të afrojnë klientët nga rruga.

Ata thonë se qindra ose mijëra njerëz mund të kenë marrë infeksionin nga rreth 300,000 njerëz që vizitojnë çdo ditë zonën me drita të kuqe Kabukicho, ku janë rreth 300 biznese të lidhura me seksin.

 

----- ----