Ballina Lajme nacionale Dhëndri i Berishës humb gjyqin, ja sa lekë mori Taulant Balla

Dhëndri i Berishës humb gjyqin, ja sa lekë mori Taulant Balla

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla shkruan se 3 mijë euro është dëmshpërblimi për një proces gjyqësor nga dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Balla thekson se paratë do shkojnë për komunitetin rom në Librazhd, ndërsa ka publikuar dokumentin e derdhjes së tyre në një nga bankat e nivelit të dytë.

Postimi i plotë i Ballës në Facebook:

Fondi për Edukimin, përmes të cilit do investojmë në kopshte dhe çerdhe, me të ardhurat që burojnë nga gjyqet me berishët, lulëzimat dhe artistat e PD u shtua sot me një “kontribut” të vlefshëm nga dhëndri i Sali Berishës prej 3000 Euro.

Berishët u vetë-dorëzuan para Gjykatës italiane, duke vetë-pranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ku isha i bindur për fitoren.

Siç kam dhënë fjalën, e gjithë kjo shumë do të shkojë për një institucion para-shkollor në Librazhd. Në ditët në vijim ky çek do t’i kalojë fëmijëve të komunitetit të nderuar rom në Librazhd. Vazhdoni të bëheni për turp në sytë e njerëzve, sepse ne kemi gjetur tashmë instrumentin si ta bëjmë të dobishëm Lulin, Saliun dhe artistat e PD.

Shpifjet, që më pas frymëzojnë dhunën dhe molotovët, janë fundi i asaj çfarë ka mbetur nga PD.

---- ----
----
-----
-----