Ballina Lajme nacionale “Dhe lufta vazhdon…” Krasniqi shpjegon arsyet e numrit të lartë të rasteve...

“Dhe lufta vazhdon…” Krasniqi shpjegon arsyet e numrit të lartë të rasteve me Covid në Kosovë

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Autoritetet në Kosovë kanë mundësuar testin falas për Covid-19 në qendrën spitalore universitare në ambient të hapur.

Kosova po shënon shifra gjithë në rritje të infektimeve më Covid-19 dhe të numrit të viktimave.

“Gjendja është alarmante, është rritur shumë numri i rasteve,” thotë një qytetar tjetër.

Dr. Valbon Krasniqi, drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës shpjegon pse janë rritur rastet në Kosovë.

“Gjatë këtyre dy muajve kishim një situatë të qetë dhe të menaxhueshme, por nga mesi i gjatës së kaluar kemi një trend në rritje të numrit të infektimeve. Kjo ka reflektuar edhe në rritje të rasteve që kanë filluar të kërkojnë spitalizim.

Çdo mos-respektim i masave anti-Covid do të reflektojë në një numër të madh të rasteve. Por edhe tubimet gjatë fushatave apo një relaksim i përgjithshëm sa i përket qytetarëve nuk ka ndikuar pozitivisht. Unë do të bëja thirrje edhe BE-së që të ketë më shumë angazhim për shtetet në zhvillim si Kosovë, që të mundësojnë që të kenë qasje më të shpejtë dhe të arrijnë me lehtë tek vaksina”, tha ai.

Më tej theksoi se qytetarët e të gjitha shteteve duhet të trajtohet njësoj dhe se të gjithë duhet të kenë mundësi të marrin vaksinën në kohë.

/abcnews.al/

The post “Dhe lufta vazhdon…” Krasniqi shpjegon arsyet e numrit të lartë të rasteve me Covid në Kosovë appeared first on Abc News.

---- ----
-----